
Në Itali javët e fun dit kanë dalë emra të disa futbollistëve të cilët akuzohen se kanë vënë baste të paligjshme për disa nga ndeshjet e Serie A. Është pikërisht Fabrizio Corona, i cili ka denoncuar Tonalin, Zaniolon, Fagiolit dhe Zaleëskin.
Në lidhje me këtë çështje, të tjera detaje priten të dalin në dritë. I thirrur në prokurori, Tonali, tashmë lojtar i Neëcastle ka pranuar para prokurorëve se ka vënë baste për ndeshjet e Milan.
Kjo deklaratë e tij përkeqëson akoma më shumë situatën dhe nëse diçka e tillë do të konfirmohet atëherë 23-vjeçari rrezikon të dënohet 3 vjet. Dënimi i tij mund të përgjysmohet, duke qenë se lojtari ka pranuar fajësinë dhe pritet në ditët në vijim të mësohet se çfarë do të ndodhë me të dhe lojtarët e tjerë të akuzuar.