Partizani i basketbollit për femra ka fituar Superkupën e Shqipërisë përballë Flamurtarit. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova” u luftua deri në fund mes dy ekipeve, ndërsa në fund ia dolën të kuqtë të triumfonin me rezultatin 74-77.
Sfida u luajt me dy shtesa, pasi ishte në rezultatin 60 me 60 në përfundim të katër periodave. Fillimisht e para e çoi rezultatin 64-64, ndërsa e dyta pa Partizanin fitues në shifrat përfundimtare 74-77.
Ky trofe iu dha vajzave të Partizanit nga Presidenti i KOKSh-it Fidel Ylli. Për herë të dytë në historinë e tyre ia dolën femrat e Partizanit në basketboll, të kenë këtë sukses që i shtohet trofeve të shumtë në familjen e kuqe.
Poll