Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tjetër tragjedi në Brazil, rrëzohet avioni dhe humbin jetën 4 lojtarë e presidenti i skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër tragjedi në Brazil, rrëzohet avioni dhe humbin jetën

Një tjetër tragjedi ajrore për futbollin brazilian, pas asaj që goditi ekipin e  Chapecoense më 28 nëntor 2016  gjatë rrugës për në Kolumbi për finalen e Copa Sudamericana.

Një aeroplan privat që mbante Palmas Futebol Regatas, një skuadër e Serisë D, pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një pyll prapa pistës. Katër lojtarë, presidenti i klubit dhe piloti i avionit mbetën të vdekur. Aeroplani duhet të kishte arritur Goiania për ndeshjen me Vila Nova për Copa Verde.

Në bord ishin futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noe, Ranule dhe Marcus Molinari, presidenti Lucas Meira dhe piloti, i identifikuar si "Komandant Wagner".

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga