Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Çudira shqiptare/ Rivalë për titulll kampion, stërviten në të njëjtën fushë me një mur në mes

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira shqiptare/ Rivalë për titulll kampion, stërviten

Partizani dhe Kukësi kanë zhvilluar seancat e radhës përgatitore, në kuadër të Kupës së Shqipërisë, por edhe të Superiores që do të luhet në fundjavë. Dy skuadra rivale për titull, me të njëjtin objektiv, janë stërvitur sot në të njëjtën fushë, por që i ndante një mur nga njëra-tjetra.

Të kuqtë nën drejtimin e Starovës, zhvillonin përgatitjet sipas udhëzimeve të "Bobit", ndërsa në krahun tjetër ekipi verilindor po "i jepte dorën e fundit" përgatitjeve për sfidën e radhës nën drejtimin e teknikut Ernest Gjoka.

E çuditshmja qëndron në faktin, se rastësisht ose me vetëdije, rivalët për titull që ndajnë vendin e parë dhe të tretë, ndajnë edhe të njëjtën fushë në kompleksin "Internacional" në Pezë-Helmas, diçka që nuk ishte parë herë tjetër në Superiore. Megjithatë tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim çudinë e radhës në kampionatin shqiptar.

 

Poll

Lexo gjithashtu