
Manchester City do të presë në “Etihad” Leipzig për të vulosur mes tyre dhe çerekfinalistin e Champions League. Një sfidë që pritet me intereës të madh, pasi takimi i parë mes tyre i zhvilluar në Gjermani ka përfunduar 1-1.
Përballja e mbrëmjes së sotme do të startojë në orën 21:00 dhe djemtë e Pep Guardiolës kanë detyrim fitoren për të siguruar edhe biletën për në fazën tjetër.
Për këtë duel janë bërë zyrtare edhe formacionet me të cilat dy ekipet do të zbresin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson; Stones, Akanji, Ruben Dias, Ake; Bernardo Silva, Rodri, Gundogan; De Bruyne; Grealish, Haaland.
RB Leipzig: Blaswich; Henrichs, Orban, Gvardiol, Raum; Laimer, Kampl; Szoboszlai, Haidara, Forsberg; Werner.