Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj ka vijuar sot me ndeshjet e radhës. Në orën 16:00, Kamza ka fituar në transfertë me Dinamon. 55-66 është mbyllur dueli, me Blutë që qëndrojnë në vendin e fundit. Veç periodës së tretë, Kamza ka qenë më mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Në “Qazim Dervishi” në Shkodër, Vllaznia ka bërë hapin e radhës fals, duke humbur 76-85 me Partizanin. Pas largimit të presidentit Xhaferi, situate te shkodranët duket e pashpresë.

Në “Farie Hoti” në kryeqytet, Tirana Neptun ka fituar 80-56 kundër ndjekësve të Teutës, duke siguruar kreun. Djemtë bardheblu kanë toleruar disi në periodën e tretë, ndërsa kanë dominuar sfidën për të vijuar kryesimin.
Rezultatet:
Dinamo 55 - 66 Kamza (10-18, 17-22, 12-10, 16-16)
Vllaznia 76 – 85 Partizani (21-18, 9-27, 21-25, 25-15)
Tirana Neptun 80 – 56 Teuta (15-11, 20-12, 19-22, 26-11)