
Sulmuesi Tobias Thomsen do të jetë rreziku numër një për portën e Egnatias mbrëmjen e sotme. Statistikat e bomberit danez te Breidablik janë vërtetë mbresëlënëse. Ai ka 16 prezenca me skuadrën islandeze në këtë sezon, ndërsa regjistron 10 gola dhe 2 asiste.
Nëse i referohemi mesatares për ndeshje, Thomsen ka përfshirje goli për takim me 0.75, kuotë tej mase e lartë. Mos të harrojmë se ai është 32 vjeç dhe ka më pak se 1 vit që është bashkuar me Breidablik.
Aftësitë e Thomsen janë të një “bishe” goli, finalizues i shkëlqyer, udhëheq ekipin në fazën ofensive, godites shumë i mirë me kokë, ka këmbën e preferuar të djathtën. Në të gjithë karrierën e tij numëron 113 gola, 32 asiste në segmentin e 295 ndeshjesh.
