Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Donim të festonim edhe për Partizanin”, reagon presidenti Duka: Urime Vllaznisë për kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Donim të festonim edhe për Partizanin”, reagon presidenti
Armand Duka

Ditën e sotme, Vllaznia arriti të sigurojë kualifikimin në turin e dytë të Conference League pasi mposhti në transfertë Daugavpils me shifrat 4-2. Ndërsa rezultati i përgjithshëm i kësaj përballjeje ishte 4-3.

Një hap shumë i madh ky i klubit shkodran dhe të besuarve të Edi Martinit, të cilët do të vazhdojnë ëndrrën europiane. Tepër entuziast për kualifikimin e shkodranëve është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ndërsa u shpreh se do kishin dashur të festonin edhe për një kualifikim të mundshëm të Partizanit. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka reaguar së fundmi në rrjetet e tij sociale për fitoren e Vllaznisë.

“Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League!

Një fitore e bukur në transfertë ndaj Daugavpils, që u kurorëzua me kualifikim dhe i jep edhe më shumë kuptim përpjekjeve të skuadrës dhe stafit teknik.

Shpresojmë që ky rrugëtim të vazhdojë sa më gjatë, si përfaqësim dinjitoz i futbollit shqiptar në Europë.

Do të kishim dashur të festonim edhe me Partizanin, por futbolli i tillë është. Rruga vazhdon dhe ne jemi gjithmonë pranë klubeve tona!”, shkruan Armand Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga