
Klevi Qefalija u zyrtarizua ditën e sotme te Dinamo. Blutë derdhën në arkën e Tiranës 50 mijë euro sipas "transfermarkt", për të blerë kartonin e mesfushorit 20-vjeçar.
Për Tiranën kjo është shitja e tretë gjatë kësaj merkato dimërore. Më parë klubi arriti të shesë me sukses Florent Hasanin për 300 mijë euro te Rapidi i Bukureshtit. Në anën tjetër Kaina u transferua te Chungnam Asan për rreth 100 mijë euro.
Kështu klubit i janë larguar 3 elementë nga skuadra, që kanë sjellë të ardhura. Bashkë me Egnatian, janë 2 klubet e vetme që kanë përfituar të ardhura nga shitja e lojtarëve këtë merkato.
Poll