Klubi i Futbollit Tirana është tashmë institucion i cili gëzon regjistrimin e markes së tij. Klubi bardhebu ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përsa i përketë të ardhurava financiare duke mos lejuar asnjë abuzim me stemën dhe emrin e klubit.
Çdo njëri që do të shkeli këtë rregull do të dënohet me ligj dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga klubi në faqen zyrtare.
Të gjithë kompanitë që do të kërkojnë të përdorin emrin e Tiranës duhet të marrin më parë leje në klub e normalisht të paguajnë për një gjë të tillë. Një hap mjaft i rëndësishëm për të rritur më shumë të ardhurat në klub e për t’i dhënë fund abuzimeve.


              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       