
Bardheblutë e Tiranës kanë menduar se gjithçka do shkonte ashtu siç ishte planifikuar, por jo. Pas problemeve me Hardi Binguilën dhe Marvin Turtullin, të cilët ende nuk e ka marrë veten për të ndihmuar ekipin dhe trajnerin, së fundmi një problem ka lindur edhe për mbrojtësin brazilain, Uellson, i cili nuk ka mundur të përfundojë seancën stërvitore duke u larguar më parë nga fusha e blertë për shkak të një tërheqjeje muskulore.
Këto probleme për ekipin dhe trajnerin brazilian kanë lindur pasi bardheblutë kanë marrë "frerët" në dorë, por tani që kanë lindur këto probleme, Ze Maria do të duhet të bëjë mirë llogaritë për prapavijën, pasi vështirësitë do të jenë të mëdha.
Poll