Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

TIRANA kërkon kthim kursi 180 gradë, kapiteni KARABECI nuk e humbet shpresën: Do të jemi një ekip ndryshe

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA kërkon kthim kursi 180 gradë, kapiteni KARABECI nuk e humbet

Kapiteni i Tiranës Erando Karabeci theksoi pas miqësores së sotme të humbur ndaj Skënderbeut se bardheblutë po përgatiten për të ndryshuar pamjen zhgënjyese të pjesës së parë të sezonit. Për "RTSH Sport" 30-vjeçari theksoi se kjo humbje e sotme nuk duhet marrë në konsideratë si shenjë mosbesimi ndaj ecurisë së bardhebluve në pjesën e dytë të kampionatit.

"Është një ndeshje miqësore, nuk është se vërteton gjithçka. Por, ne jemi duke u përgatitur për një sezon ndryshe nga ai që zhvilluam në fazën e parë të kampionatit.

E dimë që nuk kemi pasur një paraqitje dinjitoze dhe normalisht jemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Por mundohemi që të përgatitemi maksimalisht që në këtë pjesë të dytë të jemi një ekip më ndryshe dhe të kthehemi te fitoret dhe rezultatet që na takojnë ne si ekip", u shpreh Karabeci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga