
Tirana nuk ka në dispozicion në ndeshjen që po luhet me Erzenin, dy lojtarë. Bëhet fjalë për Ardit Hilën dhe Kainën, që e nisën si titullar me Kukësin.
Akoma nuk bëhet e ditur shkalla e dëmtimit, të dy lojtarëve para Derbit me Partizanin. Tirana ka ardhur dhe me ndryshime të tjera në sfidën me shijakasit, pasi janë ulur në stol dhe Mici me Jonuzin.
Vendin e këtyre katër lojtarëve e kanë zënë Hoxhallari, Meta, Lushkja dhe Abazaj. Aktualisht po luhet minuta e 20’ në “Arena Egnatia” dhe rezultati është i bardhë 0 me 0.
Poll