Tirana shumë shpejt do të zyrtariojë Moustapha Ba. Për sulmuesin senegalez do të paguhet kartoni te klubi i Trepçës, që militon në ligën e dytë të futbollit kosovar.
Kështu sulmi do të ketë sërish mjaft alternativa. Dhe që mos të krijohen pakënaqësi për minutat e dhëna, një nga sulmuesit e tjerë mund të ndëpresë kontratën.
Me shumë gjasa mund të jetë Kaina lojtari në fjalë. Braziliani u afrua në verë pasi mbylli aventurën me Vllazninë dhe nuk ka arritur të lërë gjurmë.
Me rikuperimin e brazilianit tjetër, Patrick, sulmi i Tiranës do të jetë i plotësuar. Kështu te ky repart me shumë gjasa nuk do të ketë afrime të tjera, vetëm në përjashtim të ndonjë huazimi si Redon Xhixha që askush nuk mund t'i thotë jo.
Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Tirana i lë "targën" Superiores, sjell në kryeqytet zëvendësuesin e Florent Hasanit
[caption id="attachment_717451" align="alignnone" width="300"] Kaina[/caption]