
Pas fitores në Ballsh ndaj Bylisit duket se gjendja është qetësuar te Tirana për shkak se me fitoren e regjistruar pak ditë bardheblutë shkojnë me një këmbë në Superligë. Për t'i dhënë fund këtij kapitulli në Kategorinë e Parë, kryeqytetasit duhet të regjistrojnë dhe një fitore për tu shpallur matematikisht të larguar nga kjo katëgori.
Sfida e radhës do jetë ndaj Pogradecit, ekip ndaj të cilin bardheblutë do kërkojnë të regjistrojnë fitoren e katërt sezonale. Bardheblutë kanë mundur t'iu shënojnë liqenorëve 12 gola pa pësuar asnjë të tillë.
Të njëjtën gjë do kërkojnë dhe sot, ndërkohë që trajneri Ze Maria ka menduar që edhe në këtë takim të hedhë në fushë më të mirët për të mos rrezikuar më shumë se çduhet në fundjavë.