Tirana pret Laçin të hënën e 26 shkurtit, ora 13:00. Ndeshja është e vlefshme për javën e 25-të të Superiores dhe mund të ndajë Europën mes dy skuadrave. Bardhezinjtë janë sprovë për Erbim Fagun e sapo emëruar, pasi Tirana nuk ka fituar asnjë nga dy ndeshjet e mëparshme këtë sezon ndaj tyre.
Tirana në rast se del pa tri pikë, rrezikon që të humbë vendin e katërt. Dinamo dhe Skënderbeu ndodhen aty gati për të përfituar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Laçin, që numëron 5 pikë më pak se bardheblutë.
Në rast se fiton, skuadra e Mirel Josës mund të konsiderohet pretendente për “final four”. Përndryshe gjithçka do të vështirësohet.