Tottenham dhe Manchester United janë vënë në lëvizje në këtë merkato dimërore që të afrojnë në ekip një sulmues. Të dy ekipet po e “vuajnë” mungesën e një lojtari në repartin ofensiv që mund të shënojë gola.
Në këtë situatë, dy ekipet angleze kanë hedhur sytë nga Bundesliga. Timo Werner është lojtari që pëlqehet shumë si nga drejtuesit e “Spurs” dhe të “Djajve të Kuq”. Sulmuesi gjerman nuk është në planet e Leipzig, ekip në të cilin aktivizohet momentalisht pasi konkurrenca në repartin ofensiv është shumë e madhe.
Vetë lojtari nuk do t’i thonte jo një rikthimi në Premier League, me Werner që ka një të shkuar tek Chelsea. Aventura e tij tek “Blutë e Londrës” nuk shkoi siç pritej, por mesa duket 27-vjeçari beson akoma që mund të tregojë vlerat e tij në kampionatin më të fortë në botë.