Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi kërkon mbështetjen e tifozëve për finalen e Kupës, drejtusit dhuratë tifozëve (NJOFTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi do të luaj ditën e nesërme finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës. Skuadra verilindore kërkon ta mbylli me trofe për të shpëtuar sezonin dhe trofeu i Kupës do të ishte i kënaqshme nga ana e drejtuesve.

Klubi kërkonë mbështetjen e tifozërisë dhe për këtë motiv ka vënë në dispozcion autobusa falas për të gjithë ata që duan të shkojnë në Elbasan. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre klubi i Kukësit jep detaje për ndeshjen në "Elbasan Arena".

Njoftim i Klubit!

Të gjithë tifozët, që dëshirojnë të udhëtojnë me autobuzët që Klubi ynë ka mundësuar, për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, FK Kukësi - KF Tirana, i njoftojmë, se nisja drejt qytetit të Elbasanit, nga Kukësi, do të bëhet në orën 15:00 pranë stadiumit "Zeqir Ymeri".

Për tifozët, që do të nisen nga Kamza dhe Durrësi, njoftojmë, se duhet të deklarojnë numrin e saktë dhe, në një moment të dytë, do të bëhet publikimi i orareve dhe vendeve të nisjes!

Ndërkohë që çmimet e biletave janë:

Tribuna Vip: 2.000 lekë.
Tribuna A+B: 1.000 lekë.
Tribuna C,D, E,F dhe G: 2.00 lekë.

Biletat mund ti siguroni në Tiranë te dyqani zyrtar i FSHF si dhe biletaria e stadiumit "Elbasan Arena'.

Ju mirëpresim!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga