Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tifozët pyesin nëse do largohet Xhejms, klubi i Skënderbeut kthen përgjigje: Kush tha iku?!

Shkruar nga NEWSPORT

Xhejms Adeniji është programuar si titullar për ndeshjen miqësore që Skënderbeu do të luajë në orën 15:00 kundër azerëve të Sumqayit.

Një gjë e tillë ka bërë çudi edhe te tifozët korçarë, të cilët në faqen zyrtare të klubit në Facebook kanë pyetur të habitur se përse sulmuesi nigerian është në formacion kur do të largohet në Korenë e Jugut.

Përgjigjja e klubit përmes komentit ka sqaruar disi idetë e tifozëve, ndonëse jo plotësisht. " Nuk ka thënë njëri që James ka ikur, nqs do arrihet akordi do jemi ne të parët që do e zyrtarizojmë! Afrimet e reja do aktivizohen në pjesën e dytë. Gjithë të mirat!", ishte komenti që ka dhënë klubi i Skënderbeut në faqen zyrtare në Facebook.

Gjithsesi, tani pyetja është: A është arritur vërtet shitja e Xhejms prej 350 mijë euro në Korenë e Jugut?!

kender

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga