
Teuta - Dinamo
Destinacioni i preferuar i ekipeve të Superiores për fazën përgatitore është padyshim Ohri. Ditën e djeshme, Vora njoftoi se do të nisë fazën përgatitore në qytetin e Maqedonisë së Veriut.
Por nuk janë vetëm kampionët e Kategorisë së Parë që do të shkojnë në Ohër. Me një postim në faqen zyrtare të klubit, Teuta ka konfirmuar gjithashtu për fazën përgatitore që ka nisur në Ohër.
Skuadra durrsake do të zhvillojë gjithashtu edhe tre ndeshje miqësore në datat 18, 21 dhe 24 korrik. Në ndeshjen e parë miqësore, Teuta do të përballet me Makedonija GP, e dyta ndaj Llapit ndërsa e treta ndaj Vorës.
Poll