Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Tifozët e Partizanit kanë një lajmërim të rëndësishëm për sfidën e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët e Partizanit kanë një lajmërim të

Tifo-grupi i Partizanit "Ultras-Guerrils", nëpërmjet një njoftimi zyrtar, i bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të kuq të bashkohen për të mbështetur skuadrën për ndeshjen e së enjtes në "Elbasan Arena". Mbështetësit e zjarrtë shprehen të kënaqur me atë që ekipi i tyre ka dhënë në këto ndeshje të kupave të Europës.

"Kemi shijuar një verë fantastike! Partizani na ka falur emocione të jashtëzakonshme të papërjetuara kurrë më parë, siç ishte kualifikimi në shtëpinë e Ferencvaroshit në Budapest. Kemi qenë dëshmitarë të lojërave të mira, dëshirës dhe pasionit të çunave në fushën e blertë, ndaj asnjë humbje në çfarëdolloj shifrash nuk mund të na zhbëjë gëzimin dhe emocionet që kemi kaluar këta dy muaj.Të enjten në 'Elbasan Arena' luhet akti i fundit një ëndrre europiane të shijuar në çdo sekondë të saj. Ju ftojmë të mbështesim ekipin së bashku siç e meriton Legjenda", shkruhej në njoftimin zyrtar të tifozëve të Partizanit.

[gallery columns="1" size="full" ids="28425"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga