Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Tifozët e ERZENIT kërkesë zyrtare presidentit të klubit: Mos njollosni emrin e qytetit, Shijaku e ka zgjedhur kreun e ardhshëm të FSHF-së!

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Tifozët e ERZENIT kërkesë zyrtare presidentit

Edhe 4 ditë na ndajnë nga Asambleja e Përgjithshme për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, por gara mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos është bërë mjaft e nxehtë.

Së fundmi nga Shijaku ka sinjale që kryetari i Bashkisë, Ardian Kokomani i Partisë Socialiste do të zgjedhë deputetin e PS-së, Bashkim Finon.

Pikërisht për këtë fakt kanë reaguar tifozët e Erzenit, të cilët në rrjetet sociale i bëjnë thirrje Kokomanit që të votojë drejt duke vlerësuar me objektivitet arritjet e presidentit Duka.

"I nderuar president i Erzenit! Ju kërkojmë të mos njollosni emrin e qytetit dhe të votoni Bashkim Finon. Shijaku e ka bërë zgjedhjen e vet dhe ai është Armand Duka", shkruhet në kërkesën e bërë nga tifozët e Erzenit për kryetarin e bashkisë, njëkohësisht president i klubit të Erzenit.

Kujtojmë që zgjedhjet për kreun e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në datën të mërkurën, në datën 7 shkurt.

[gallery columns="1" size="full" ids="200410"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga