Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tifozët dhe Eriksen bëhen "bashkë": Largoni Conten

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët dhe Eriksen bëhen "bashkë": Largoni Conten

Tashmë "s'mban më ujë pilafi". Antonio Conte është seriozisht në fije të perit. Trajneri i Interit nuk ka arritur të marrë rezultatet e pritura dhe kësisoj tifozët kërkojnë shkarkimin e tij. Përmes rrjeteve sociale mbështetësit zikaltër janë të vendosur për të larguar italianin.

Me një këmbë jashtë Champions League, edhe drejtuesit e Interit kanë mbetur të pakënaqur me trajnerin e njohur. Megjithatë çështja më e nxehtë mbetet ajo e Christian Eriksen. Mesfushori danez nuk është aktivizuar nga Conte duke nxitur mjaft polemika në Itali.

Kësisoj e ardhmja e tij në krye të pankinës së Interit duket mjaft e dyshimtë. Duhet pritur deri në fund të këtij viti pasi fjalën e fundit do ta thonë vetëm drejtuesit e ekipit zikaltër.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga