
Kosova do të luajë sonte një ndeshje historike kundër Spanjës, e vlefshme për eleminatoret e botërorit "Qatar 2022". Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin "Olimpico" të Sevilla-s.
Për këtë takim, kryetari i AKR-së, Begjet Pacolli ka premtuar një premio të madhe në rast të një fitoreje të mundshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, biznesmeni i njohur shkruan:
"Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin "Katari 2022". Unë personalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta "njohë" kush dhe cila është Kosova", ka përfunduar.
Kujtojmë që kjo ndeshje është programuar të zhvillohet në orën 20:45.