Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“T’i bëjmë presion Realit”, Xavi për lamtumirën e Pique: Lojtar inteligjent, një mit!

Shkruar nga NEWSPORT
“T’i bëjmë presion Realit”, Xavi për

Barcelona do të përballet me Almerian ditën e nesërmë në kuadër të javës së 13-të të La Liga. Ky takim do të luhet në “Camp Nou”. Në prag të kësaj sfidë ka dalë në konferencën për shtyp edhe trajneri katalanas, Xavi Hernandez ku përveç ndeshjes vëmendjen kryesore e mori edhe “lamtumira” e Gerard pique.

“Ne synojmë të fitojmë tri pikët. Është një ndeshje e rëndësishme për t’i bërë presion Realit. Pique meriton të gjitha lavdërimet e tifozëve të Barcelonës për karrierën e tij. Vendosi të tërhiqej sepse ndihet më pak i rëndësishëm dhe më pak i dobishëm, edhe unë e kam kaluar. Gjë normale të largohesh, tregon madhështi, ende pse ka kontratë. Tifozët e Barcelonës e nderojnë dhe e vlerësojnë për atë.  Është një mit.”

Kur dhe si i keni thënë se do të luante më pak? “Ne patëm një bisedë para se të fillonte sezoni. Ia njoftova qëllimet e mia. Ishte një nga ditët më të vështira të karrierës sime si trajner. Ai ka qenë shoku im në fushë”.

A do të jetë titullar nesër? “Do ta shohim nesër”.

Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të tij? “Nuk më pëlqen  të flas për mangësitë… Ai është i virtytshëm, i guximshëm, konkurrues, fitues, pa komplekse. Shumë inteligjent. Ai ka më shumë aftësi intelektuale se normalisht. Shok i mirë i skuadrës, kapiten i mirë që kur kam qenë këtu.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga