Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

"Thumbonte" bardheblutë duke thënë: "Tiranës ia kemi marrë dorën", operohet ish-lojtari i PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
"Thumbonte" bardheblutë duke thënë: "Tiranës

Ardian Cuculi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në krah. Mbrojtësi i Dritës që ka lënë gjurmë edhe në kampionatin shqiptar, veçanërisht me Partizanin, por edhe me Kukësin është operuar me sukses.

Lajmin e bën me dije klubi kosovar që përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan:

"Operohet me sukses Ardian Cuculi

Sot në Shkup, mbrojtësi jonë Ardian Cuculi e ka kryer me sukses operimin në nyjen e krahut.

Cuculi në derbin e së dieles mori një lëndim ku u detyrua ta lëshoj fushën dhe në ekzaminimin e bërë rezultoi që kishte dëmtuar nyjen e krahut dhe është dashur që ti nënshtrohet operimit.

Operimi ka shkuar shumë mirë dhe me suksese ku shpresojmë që edhe rehabilitimi të shkojë mirë. Nga ky lëndim Cuculi do të jetë jasht ekipit për të paktën gjashtë javë.

Forca Kampion!

Shërim të shpejt".

Kujtojmë që gjatë kohës kur luante me Partizanin, Cuculi ishte shndërruar në liderin e prapavijës së kuqe. Madje i ftuar në një panel sportiv, asokohe pati deklaruar: "Tiranës ia kemi marrë dorën", duke nxitur shumë reagime te sportdashësit shqiptarë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga