Pas fitores 3-0 që Bayerni mori në shtëpi përballë Hoffenheim, Thomas Muller foli para mediave, duke ia dhënë meritat kryesore portierit, Manuel Neuer.
Sipas sulmuesit gjerman, Neuer ishte ai që i mbajti në lojë me pritjet e tij fantastike. Pritje të cilat e “udhëhoqën” gjigantin gjerman drejt një 3 pikëshi mjaft të rëndësishëm. Madje Muller shton se nëse nuk do të ishte Neuer, rezultati do të ishte një m*t.
“Nuk ishtin 90 minuta perfekte nga ana jonë. Stonuam në momente specifike. Pjesa e parë ishte më e volitshme për ne sesa 45 minutat e dyta. Madje na u nevojit pritja vendimtare e Neuer në rastin e Kramaric. Nëse ai gol do të ishte shënuar, rezultati me shumë mundësi do të ishte m*t për ne.
Pritja decizive e portierit mbajti në lojë epërsinë e shifrave. Është e rëndësishme që do shkojmë në kampin stërvitor me fitore, çka ndihmon në mbizotërimin e frymës pozitive”, është shprehur Thomas Muller.
[caption id="attachment_719406" align="alignnone" width="602"] Manuel Neuer & Thomas Muller[/caption]