Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Theu rregullat e FIFA-s, Mbappe surprizon të gjithë me justifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
Theu rregullat e FIFA-s, Mbappe surprizon të gjithë me justifikimin

Franca arriti të kualifikohet për në raundin e çerekfinales, ku përballë do të ketë Anglinë. Fitorja ndaj Polonisë, tregoi dhe njëherë muskujt e “Gjelave”. Dygolëshi i Mbappe e katapultoi atë të parin në renditjen e golashënuesve të këtij botërori.

Mbappe ka hezituar që të dalë të flasë për mediat, duke rrefuzuar të gjithë pytjet e gazetarëve. Ylli i PSG, në fundin e ndeshjes ka folur duke thyer heshtjen. Pasi ka mësuar se federata do të merrte një gjobë për sjelljen e Kylian, ai ka dalë në mbrojtje duke befasuar me përgjigjen e tij.

Deklarata e Mbappe:

Di që kishte shumë pyetje se pse nuk flisja. Nuk kishte asnjë gjë personale me gazetarët dhe me njerëzit. Por ishte thjesht nga fakti që kam këtë nevojë që të përqendrohem te turneu dhe kur dua të përqendrohem te diçka, duhet ta bëj në 100% e të mos shpenzoj energji në gjëra të tjera. Kjo është arsyeja se pse nuk doja të përgjigjesha për mediat.

Pak kohë më parë mësova se Federata do të merrte gjobë nga FIFA për këtë arsye. Unë angazhohem që ta paguaj personalisht, Federata nuk duhet të paguajë asgjë për një vendim që është plotësisht personal.

Ky Botëror padyshim që është një fiksim për mua, është turneu i ëndrrave të mia, kam mundësinë që ta luaj, kam ndërtuar të gjithë sezonin në bazë të këtij kompeticioni si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Desha që të vija këtu i përgatitur dhe për momentin jam mirë, por jemi ende larg objektivit që ne i kemi vënë vetes dhe që unë i kam vënë vetes, që është të fitoj”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga