
Teuta: Moçka, E.Hoxha, Shkalla, R.Hoxha, Kotobelli, Musta, Hodo, Hila, Çyrbja, Raboshta, Gripshi
Trajner: G. Begeja
Luftëtari: Miraka, Mersini, Beqiri, Rapa, Rapo, Aleksi, Ramadani, Satonho, Zogaj, Bregu, Abazaj
Trajner: M. Milinkoviç
Teuta-Luftëtari 0-1
Shënues: Bregu
Pak çaste më parë ka përfunduar ndeshja miqësore mes Teutës dhe Luftëtarit, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët nuk kanë bërë një paraqitje pozitive duke qenë larg pritshmërive e si pasojë nuk kanë mundur të shmangin humbjen minimale 1-0 ndaj skuadrës gjirokastrite.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Dejvi Bregu në pjesën e dytë.
Luftëtari ka zhvilluar një ndeshje me ritëm më të lartë se Teuta duke merituar edhe fitoren, pavarësisht faktit se në të tilla përballje, rezultati kalon në plan të dytë.
Gjithsesi të dy trajnerët, Begeja i Teutës dhe Milinkoviç i Luftëtarit patën mundësinë për të parë gjendjen e skuadrës së tyre nga afër në prag të startit të sezonit të ri, çka ishte edhe misioni kryesor i këtij takimi testues.