
Teuta do të luaj nesër ndaj Granadas së La Ligas spanjolle. Ndeshja e orës 16:00 do të luhet në "Niko Dovana" dhe është e vlefshëm për turin e dytë të Europa League. Trajneri I Granadas, Diego Martinez ka vlerësuar Teutën, ndërsa është shprehur se në momentet e para durrsakët ishin një ekip I panjohur për të.
"Përshtypja e parë për Shqipërinë? Kemi pak kohë që kemi mbërritur, çdo gjë është shumë e shpejtë si udhëtimi dhe mikrprija shqiptare shumë e mirë.
Është Teuta ekip I panjohur për Granadan? Kur u hodh shorti mund të them se ishte diçka e panjohur, ditët më pas e kemi studiuar. Është një ekip që ka fituar Superkupën, me cilësi dhe që ka eleminuar ekipin nga Izraeli dhe kemi bërë një detajim të kundërshtarëve.
Si e vlerësoni Teutën? Është një ekip I fortë, me mbrojtje të tillë. Di të shfrytëzojë lojën e shpejtë dhe janë të qëndrueshëm nga ana mentale. Luajnë mirë në kundërsulm dua të them se ka lojtarë të rinj. Nuk dua të jap më shumë detaje, është sekret.
Si do pozicionohet Granada në fushë? Granada ka një mënyrë lojë të ndryshme, nuk bazohet vetëm te kundërsulmi. Ne kemi pikë të fortë përshtatjen dhe ky është një rast I tillë, kemi një skemë të mirëorganizuar. Për ne është një emocion I madh që jemi këtu, sepse në historinë 90 vjeçare që kemi, vetëm në 15 vitet e fundit luajmë në nivele të larta.
A druhet Granada nga një surprizë? Nëse Granada është këtu në Europë ka vlerësuar të gjithë kundërshtarët. Kjo do të thotë se forca e grupit është deçizive dhe mentaliteti ynë është që të jemi të bashkuar, kemi kaluar prova të vështira sezonin që vjen.
Sa vlen Europa League për ju ? Është një moment historik për ne dhe për mua si trajner, na jepet mundësia që të luajmë në këto nivele. Presim një ndeshje ndaj një rivali që vjen me një besim të madh", tha Martinez.