
Sot janë zhvilluar 3 ndeshje, sa i përket grupit A në Superioren U-19. Shënkolli ka arritur të mposhtë Vllazninë, me rezultatin 2-0. 1-1 është mbyllur ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës , në një 90-minutësh të baraspeshuar. Akademia AAS ka marrë 3 pikë të arta kundër Dinamos, duke fituar 2-1. Dinamo rënditet në vendin e 10-të, ku vlen të përmendet fakti se ekipi po zhvillon ndeshje mjaft të dobëta.
Në grupin B, Teuta ka konsoliduar pozitat e saj në vendin e parë, duke mposhtur Pogradecin me rezultatin 2-1. Akademia e futbollit ka arritur fitoren e parë në kampionat, pasi fitoj në transfertë 1-2, duke lënë Besën në vendin fundit. Fitore e pastër, 2-0 edhe për Skenderbeun, që ia ka dalë mbanë kundër Elbasanit. Flamurtari vijon ngjitjen, teksa këtë radhë i shkaktoj humbje Luftëtarit, me rezultatin 4-1.