
Duke nisur prej orës 18:00, Shqipëria U-17 do të “përplas brirët” me Gjermaninë e moshave. Ndeshja do të mbahet në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë vijnë pas disfatës me Portugalinë disa ditë më parë dhe dueli me “Pancerat” do të jetë në trajtën e “trenit” të fundit mbi çështjen kualifkim.
E njëjtë është edhe situata te Gjermani. Miqtë u mposhtën me shifrat e thella 0-3 nga Franca. Takimi do të arbitrohet nga azerbajxhanasi Umudlu. Në portë për tanët është Huli, për të vijuar me katërshen defensive Gecaj-Sylejmani-Nuhaj-Hallidri.
Për të vijuar me mesfushën Ramku-Llana-Gjoka. Ndërsa në majë të sulmit pozicionohen Durmisi, Kulla dhe Sheji. Në lidhje me këtë grupmoshë, ka pasur vetëm një ndeshje Shqipëri-Gjermani, e cila përkon me vitin 2011, e përfunduar 0-1 në favor të gjermanëve.
