
Europiani U-17 “Shqipëri 2025”
Pas një dite pauze, ditën e sotme rikthehet Europiani U-17. Sot në orën 18:00 rikthehen në fushë djemtë kuqezi për të sfiduar Gjermaninë në “Elbasan Arena” në sfidën e dytë të grupit.
Shqipëria U-17 kërkon sot një rezultat pozitiv ndaj Gjermanisë U-17. Të dyja ekipet janë mposhtur në ndeshjet e tyre të para, dhe një gabim sonte në “Elbasan Arena” mund t’i kushtojë.
Ndërsa në orën 20:30 të mbrëmjes së sotme, do të zbresin në fushë Franca U-17 dhe Portugalia U-17. Skuadrat që kanë fituar ndeshjet e para ndaj Shqipërisë dhe Gjermanisë do të përballen sonte në “Arenën Kombëtare”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram