Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Euro U-17/ Nesër luhen ndeshjet e fundit të Grupit A, Shqipëria përballet me Francën në “Elbasan Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-17/ Nesër luhen ndeshjet e fundit të Grupit A, Shqipëria
Shqipëria U-17

Nesër do të luhen dy ndeshjet e fundit në Grupin A të Kampionatit Europian U-17, ku do të vendoset gjithçka sa i përket dy skuadrave që do të kualifikohen më tej në gjysmëfinalet e Europianit.

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën në “Elbasan Arena”, ndërsa në “Arenën Kombëtare” do të luhet ndeshja Portugali – Gjermani. Të dyja takimet do të zhvillohen në orën 20:30.

Portugalia dhe Franca kryesojnë renditjen me nga 4 pikë, ndërsa pas tyre vjen Gjermania me 3 pikë. Shqipëria ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në të dyja stadiumet, ku tifozë të shumtë pritet të shijojnë spektaklin e Kampionatit Europian nga shkallët e stadiumit.

Biletat për ndeshjet e Euro U-17 janë në shitje vetëm online, në ebileta.al.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7