
Takimi mes Vllaznisë U-19 dhe Hellas Verona i ka plotësuar të gjitha “kriteret” e një finaleje emocionuese, që nga goli, e deri te kartoni i kuq apo ndërhyrja e ambulancës në fushë. Ndeshja u mbajt në mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Tiranë.
Vllaznia U-19 e drejtuar nga Elvis Plori ishin dominues gjatë gjithë takimit, ku u shpërblyen me gol e Gerald Kubazit. Vlen të përmendet se në pjesë e dytë është dashur ndërhyrja e ambulancës pas përplasjes së fortë të portjerit nga kampi i shkodranëve me një nga lojtarët e Veronës.
Pas rifillimit të ndeshjes me rrjedhë normale pati një karton të kuq, i cili iu adresua Hajdarit nga Vllaznia U-19. Megjithatë ky episod nuk ndikoi në rezultatin finale, ku shkodranët u shpallën kampion të “Eagle Cup”.