Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MOSHAT (U17-U19)

Miqësorja e dytë/ Kombëtarja shqiptare U-14 barazon 0-0 me Maqedoninë e Veriut në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja e dytë/ Kombëtarja shqiptare U-14 barazon 0-0 me
Kombetarja U-14

Kombëtarja shqiptare U-14 luajti ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi i luajtur në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Trajneri Francesco Vitobello e nisi takimin me këtë formacion titullar: Flori Zeka (GK), Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Denian Avdylaj, Deni Duka, Aleksandros Shofiti, Santjago Perkola, Elio Tavani, Aleks Basho, Alesio Gjomarkaj, Elez Elqeni (C).

Në pjesën më të madhe të lojës, ndeshja ishte e barabartë. Të dyja ekipet tentuan të gjenin rrugën e rrjetës, por sfida nuk prodhoi asnjë gol.

Mundësitë më të mira për shënim për Kombëtaren kuqezi erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Vitobello kreu disa zëvendësime. U aktivizuan edhe Mehmeti, Sakaj, Ramadani, Ndoj, Sijoni, Bahushi dhe Meço. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.

Mbyllen këtu dy ndeshjet miqësore të Kombëtares shqiptare U-14. Të dyja takimet ndaj Maqedonisë së Veriut U-14 u mbyllën në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga