Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Renato Arapi “sms” lojtarëve me eksperiencë te Tetua: Duhet të marrin më shumë përgjegjësi, po rinovojmë skuadrën për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Renato Arapi “sms” lojtarëve me eksperiencë te Tetua:

Teuta-Kastrioti ishte sfida e fundit për javën e 25-të të Superligës shqiptare. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodës u mbyll me rezultatin 0-1 për skuadrën krutane, ndërsa sfida u vendos nga goli shënuar nga Kaina në pjesën e parë. Kastrioti ruajti deri në fund rezultatin dhe mori 3 pikë të arta në garën për mbijetesë. Në fund të sfidës për “Gol pas Goli”, trajneri i Teutës, Renato Arapi u shpreh:

Humbja? “Të vjen keq që humbasim ndeshjen pas një gabimi tonë. U munduam të bëjmë ndryshime në pjesën e dytë, por nuk bëmë dot aq sa duhet për të evituar humbjen. Ana psikologjike ndikoi, kemi punuar në fazën sulmuese dhe lojtarët me eskperiencë duhet të marrim më shumë përgjegjësi”.

All - Paragraf - 3

Lojtarët me ekpesperiencë si Emiliano Vila, Plaku dhe Hyka? “Po ta shikojmë kemi aktivizuar edhe lojtarët e rinj pasi po mendojmë të rinovojmë skuadrën për sezonin e ri. Duhet të impenjohimi e të përqendrohemi për të marrë përgjegjësi në situata të ndryshme. Të pësosh gol në goditje standarte nuk është vetëm faj i mbrojtjes, por e gjithë skuadrës.

Jam i mërzitur pasi në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e lojës dhe kaluam me dy sulmues. Kjo gjë nuk u realizua dhe kjo më mërzit pasi lojtarët duhet të bëjnë ato gjëra që themi ne”, u shpreh Arapi.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7