
Egnatia ndodhet në një “krizë” të thellë rezultatesh. Humbja me Tiranën e çon në 5 javë pa fitore. Pavarësisht rasteve të krijuara vendasit nuk ia dolën dot të shmangnin humbjen, teksa tashmë e gjejnë vetën në vendin e 5-të me 27 pikë.
Për “Oversport” Edlir Tetova ka deklaruar se:
Humbja? Ndeshja nisi keq për ne. Morëm gol që në minutën e parë që ndikoi te loja në fillim, por më pas morëm vetëm dhe arritëm të shënonin gol. Të gjithë lojtarët kanë pasur detyra të ëprcaktuara mirë.
Tensioni?Na u dhanë minutat për të ndryshuar, por nga dëshira e madhe për t ëndryshuar rezultatin na kapi paniku. Në këtë moment të gjithë duhet të marrin përgjejgjësitë e tyre, nga unë iu pari. Më vjen keq që morëm dy gola nga goditjet standarte.
Çfarë do ndryshon? Është shumë shqetësuese. Ne jemi një skuadër që luajmë shkurt, por po mundohem të ndërtoj një skuadër ndryshe që të ketë grintë. Do bëj maksimumin për ndeshjen e radhës, pasi kjo ndeshje përfundoi dhe nuk rregullojmë dot gjë.
Probleme në shtyllën e dytë? Kjo është shumë e drejtë. Kjo është arsyeja që më shqetëson, pasi pësuam gola nga goditjet standarte. Nuk e di pre Behiratche doli i pamarkuar.