Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Test brenda grupit, te Tirana ka surpriza

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana ka mbyllur sot përgatitjet e javës me një test brenda grupit. Trajneri Ilir Daja ka ndarë ekipin në dy pjesë dhe ka vëzhguar lojtarët. Më tepër këto teste po zhvillohen për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për të pasur më të qartë formacionin për nisjen e kampionatit.

Romuald NtsitsiguiNdeshja mes skuadrës "A" dhe asaj "B" ka përfunduar me rezultatin 2-3, pra ka fituar ekipi B. Megjithatë, me rëndësi ka paraqitja e lojtarit nga Gaboni, Romuald Ntsitsigui, i cili iu bashkua para 24 orëve bardhebluve. Ai ka debutuar me gol në miqësoren e sotme, duke lënë shije të mirë përpara stafit dhe tifozëve.

Mbështetësit e skuadrës bardheblu kanë qenë të shumtë në shkallët e stadiumit, ku motivi kryesor ka qenë sulmuesi Romuald Ntsitsigui, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga