
Isuf Myrtaj, drejtor i sporteve në bashkinë e Kurbinit ka dhënë një intervistë për ''supersport'', ku është pyetur rreth situatës pas termetit ne ekip dhe per t ardhmen e ekipit. Ai shprehet : ''Qyteti ka rifilluar jetën e saj normale pas tërmetit të datës 26 nëntor. Situata ishte e rëndë si në Durrës ashtu edhe në Laç, por njeërzit kanë qënë të fortë dhe kanë përballuar fatkeqësinë. Unë ngushëlloj të gjithë ata që hu,bën më të dashurit e tyre. Gjithë bashkia në Laç, ka bërë të pamundurën përe të evituar dëmet.
Gjendja e lojtarëve ka qënë e qetë pasi gjysmja e ekipit nuk banon aty. Mbrëmë, me dëshirën e tyrë janë grumbulluar në Laç. Më vjen keq për Flamurtarin e Luftëtarin, por përderisa matematika e lejon, duhet të besojnë. Sa i përket Laçit, situata me ardhjen e Armando Cungut, ka ndryshuar''.