Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Tërhiqet lituanezi, një serb vendoset përballë Ketës (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Tërhiqet lituanezi, një serb vendoset përballë Ketës

Teksa të gjithë prisnin një duel mes Ferit Ketës dhe lituanezit, Reinis Porozovs, ky i fundit ka prishur të gjitha planet. Mbrëmjen e 27 korrikut ishte parashikuar që boksieri shqiptar të ndeshej me Porozovs, por ky i fundit u tërhoq. Kjo bëri që Feriti të qëndronte në pritje deri sa të njihte kundërshtarin e tij të ri.

Tashmë, promotori i Prize Box nga Malta e ka gjetur kundërshtarin për Ketën. Bëhet fjalë për serbin, Slavoljub Mitic, i cili ka fituar 10 duele në boksin profesionist, 7 prej të cilave me knock-out. Lajmin e konfirmon vëllai dhe trajneri i Feritit, Ismail Keta në rrjetin social "Facebook". Ai shton se edhe pse kishin shprehur dëshirën për të mos u ndeshur me një serb në të ardhmen, fati desh dhe ata e kanë pranuar propozimin.

"Miq dhe fansa te boksit, ju pershendes. 
Aq sa gezohem per sukseset e vellait te vogël (Feritit) aq veshtirési po krijohen per ndeshjet ne vijim.!


"U shpreha keshtu pasi edhe promotori i Prize Box promotion nga Malta pati veshtirési të gjej kundërshtar per Feritin i cili nuk ka asnjë humbje si ne boks ashtu edhe ne kikboks.

"Cuditerisht, po aq veshtirési sa pati promotori D.Konna per kundershtar, pas asaj që edhe Lituanezi Reinis Porozovs u terhoq, aq shpejt pranoi edhe serbi i sportit té ndeshjeve ne kafaz (Slavoljub Mitic) i cili ka edhe 10 fitore ne boksin profesionist, 7 prej tyre te fituara me Nokaut.

"Tju them te drejtën, me shqiptar dhe serb nuk kemi dashur kurre te ndeshemi dhe pse behet fjale për sport.!!! Por ja qe e dyta te zen!

"Une kam besim tek Feriti, qetësia dhe shpirti i tij luftarak dhe sigurisht e pranuan kete sfidë ne Malta me dt 27 korrik. Zoti qofte me ne dhe shqiptarët"-shkruan Keta në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga