Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ter STEGEN hedh prapakrahëve zhgënjimin: Nuk ka kohë për të humbur, na pret një sezon i ngarkuar

Shkruar nga NEWSPORT
Ter STEGEN hedh prapakrahëve zhgënjimin: Nuk ka kohë për

Gjermani është njëra nga kombëtaret big që dështoi në Kupën e Botës, pasi eliminimi erdhi që në fazën e grupeve. Por siç duket tashmë ky zhgënjim në kampionatin botërorë është hedhur prapra krahëve dhe lojtarët janë të fokusuar te klubet e tyre.

Marc-Andre ter Stegen ka theksuar për “Mundo Deportivo” se tashmë e gjithë vëmendja e tij është e përqendruar te Barcelona ku e pret një sezon i ngarkuar.

 “Nuk është e lehtë të gjejmë arsyen mbi dështimin e kombëtares në Botëror, mendoj vetëm se si skuadër duhej dhe mund të kishim bërë më mirë. Sidomos në ndeshjen me Japoninë ku ishim në avantazh dhe në fund u mposhtëm me rezultatin 2-1, një nisje e tillë kopmplikon gjithçka. Më pas erdhi Spanja me një skuadër të shkëlqyer.

A do të jem titullar pas katër viteve? Nuk e mendoj më kombëtaren më në këtë moment sepse nuk është koha. Tani mendoj për Barcelonën, na pret një sezon që kërkon shumë përgatitje nga ana psikologjike dhe fizike. Ndaj, jam i përqëndruar vetëm te klubi im dhe kam shumë dëshirë për të rifilluar sezonin”, u shpreh Ter Stegen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga