
Bayern Munchen humbën mbrëmë çerekfinalen e parë kundër Manchester City në “Etihad” me rezultatin 3-0. Takimi ishte zhgënjyes për bavarezët dhe performanca e shumë lojtarëve la për të dëshiruar. Përveç kësaj në kampin e gjermanëve ka pasur edhe përplasje mes futbollistëve.
Sipas “Bild” pas ndeshjes dy lojtarët Sadio Mane dhe Leroy Sane janë përplasur fizikisht mes tyre në dhomat e zhveshjes. Tabloidi gjerman bën me dije se Mane dhe Sane patën një debat gjatë ndeshjes çka solli edhe përplasjen pas saj. Gjithashtu mësohet se ishte senegalezi ai që ka goditur me grusht Sanen në gojë.
Poll