Ditën e sotme nga mediat në Kosovë është bërë i bujshëm lajmi se policia kufitare e Kosovës, ka ndaluar hyrjen e një ekipi serb në territorin e vendit. Sipas burimeve policia ka ndaluar hyrjen e klubit serb të hendbollit "Topliçani" që të futej në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen me Mokra Gorën, në orën 19:00.
Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ka kërkuar informacion nëse Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka dhënë leje për zhvillimin e këtij aktiviteti dhe gjithçka u mohua nga këta të fundit. Pas kësaj policia nuk e ka lënë skuadrën serbe të hyj në territorin e Kosovës.

Poll