Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Tension te Kukësi, drejtori Dervishi bën diplomaci

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tension te Kukësi, drejtori Dervishi bën diplomaci

Në momentin që Kukësi është përfshirë nga tensionet për barazimin në ndeshjen e parë në Europa League, ai që është përpjekur të ftohi gjakrat është Drejtori i Përgjithshëm i Kukësit, Dritan Dervishi. Në një prononcim të dhënë për sajtin e klubit Dervishi është shprehur se zërat që qarkullojnë për largime nga Kukësi janë të pavërteta. Sipas tij lojtarët, emrat e të cilëve qarkullojnë në merkato nuk do të largohen nga klubi pasi janë në kontratë me të . Ai është shprehur dhe për përgatitjet e skuadrës për ndeshjen e dytë në Europa League.

 “Kukësi po punon fort për ndeshjen e kthimit në “Europa League”. Kemi për të luajtur edhe një finale dhe të gjitha forcat tona janë të përqendruara aty, por nuk mund të mos komentoj shkrimet e fundit mediatike.Po ua përsëris të gjithëve se lojtarët janë nën kontratë me Kukësin dhe secili do ta zbatojë atë. Të gjithë nga i pari dhe i fundit kanë besimin e klubit.  Ne kemi buxhetin e duhur dhe profesionalizimin që të mbajmë futbollistët tanë. Do kërkoja mirëkuptimin e të gjithëve që të na lini të punojmë të qetë.I them dhe tifozerisë kuksiane që të kenë besim dhe të na mbështesin në Nikshiq, pasi kemi nevojë për secilin prej tyre. Kemi nevojë që të jemi bashkë, prandaj kam besim se do të gjejmë  mbështetjen e tifozëve tanë në Mal të Zi”, – përfundon Dervishi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga