
Për herë të parë ne historinë e Wimbledon, do të kemi dy spanjollë në gjysmëfinale, Rafael Nadal i bashkohet kështu patriotit të tij Roberto Bautista. Në turin tjetër Nadal do të ndeshet në një finale të parakohëshme me Roger Federer. Zviceriani mposhti në çerekfinale japonezin Kei Nishikori me rezultatin 3-1 (4-6 6-1 6-4 6-4).
33-vjeçari u shfaq i kënaqur për fitoren dhe i lumtur që do të ketë përsëri përballë ish-numrin një në botë pas ndeshjes së vitit 2008. "Është e vështirë të jesh në këtë situatë por ja tek jemi. Sigurisht që jam i ekzaltuar që do të luaj me Roger pas kaq shumë kohësh", tha Nadal pas fitores ditën e mërkurë kundër Querrey.
Poll