
Manchester United po mendon para kohe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka hedhur sytë nga skuadra e Brighton për dy mesfushorët që po shkëlqejnë këtë sezon: Moises Caicedo dhe Alex Mac Allister. Ky i fundit doli dhe kampion bote me Argjentinën në Katar ku ishte dhe protagonist absolut.
Edhe ekuadoriani ka qenë vërtet mbresëlënës me ekipin e drejtuar nga De Zerbi. Më herët për të është inetersuar dhe Arsenal që ishte pranë transferimit të tij në janar porn ë fund klubi vendosi të mos e shes.
Ndërsa Mac Allister ka qenë i lidhur edhe me skuadrën e Juventusit dhe Interin. Manchester United ka vuajtur shumë në mesfushë këtë sezon, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të Eriksen dhe pezullimeve të Casemiros.
Vitin tjetër me shumë mundësi ekipi i Ten Hag do të luaj në Champions League dhe përforcimet po mendohen që tani.