Lautaro Martinez nuk lëviz nga Interi, nëse nuk gjendet zëvënduesi ideal. Kjo është ajo që drejtori sportiv Marotta u ka bërë të qartë të gjithëve. Zikaltërit kanë filluar lëvizjet për gjetjen e një sulmuesi, por pa u ngutur shumë. Ekipi nga Milano nuk dëshiron të përsërisë gabimet e të shkuarës, ndaj çështja e Lautuaro Martinez mbetet ‘’e nxehtë’’. Inter kërkon që katalanasit të paguajnë klauzolën prej 111 milionë euro. Barcelona dëshiron ulje, por gjërat nuk janë aq të thjeshta.
Beppe Marotta nuk ka bërë publik asnjë nga emrat që po ndjek, duke lënë gjithçka surprizë. Ai e di se zevëndësuesi duhet të jetë i aFtë të plotësojë ‘’boshllëkun’’ që do lejë Martinez. Ky i fundit po bën një sezon të mirë, ku përshtatja me sulmuesin Lukaku ka qënë prezente gjatë githë kohës.