Feronikeli shkarkoi ditën e djeshme trajnerin Zakerie Ramadani pas paraqitjeve jo poziteve në Europa League. Shumë emra janë përfolur për teknikun e ri të skuadrës kampione dhe në krye të listës sipas mediave në Kosovë është Bylbyl Sokoli.
Me anë të një deklarate zyrtare klubi i Feronikelit sqaron të gjithë tifozët se nuk do të jetë Sokoli trajneri i ri, por një i huaj. Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i trajnerit të ri.
Postimi i Feronikelit:
KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bilbil Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të.
KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij.
Lusim mediat se para se të plasojnë lajme të marrin informacione nga klubi i cili është i hapur për të gjithë të interesuarit.
Po ashtu të gjitha informacionet e klubit mund t'i gjëni në kohë reale në uebfaqen tonë feronikelifc.com
