Milan është duke punuar intensivisht në merkato për të përforcuar krahun e djathtë të sulmit, me Samuel Chukwuezen i cili është kthyer në objektivin kryesor për drejtuesit e skuadrës.
Pas shumë tratativave dhe kërkesave fillestare të larta të drejtuesve të Villareal, duket se distanca është shkurtuar nga 10 milionë euro sa ishte në nisjen e negociatave. Sipas burimeve pranë klubit kuqezi, mësohet se drejtori Furlani ka përmirësuar ofertën e tij duke shkuar në 25 milionë euro plus bonuse.
Ndërkaq, marrëveshja nuk mund të thuhet se është drejt finalizimit, me të dyja klubet që do të vazhdojnë diskutimet në orët e ardhshme për të mbyllur detajet e fundit, me 24 vjeçarin i cili ka pranuar kushtet personale të kontratës prej javësh, në pritje të tymit të bardhë për një akord mes klubeve. Ardhja e Chukwuezes do ti sillte oksigjen trajnerit Stefano Pioli i cili ka vuajtur në vitet e fundit për gjetjen e një emri cilësor në krahun e djathtë të sulmit, me Saelemaekers dhe Messias të cilët kanë dështuar të përmbushin pritshmëritë.
Sulmuesi nigerian do të plotësonte vendin e ekstrakomunitarëve, duke bërë që Milan të heqë dorë përfundimisht nga Taremi i Portos.